Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kanë shqyrtuar masa dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në disa fusha.
“Ne shqyrtuam masat konkrete dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve tona në energjetikë, investime, bujqësi, arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm”, ka thënë presidenti i Bullgarisë.
Presidenti Rumen Radev është shprehur se pas vizitës së Osmanit në Sofje shtë dhënë një tregues i qartë për dialog intensiv mes vendeve tona në të gjitha nivelet.
“Vizita ime zyrtare në Kosovë vetëm një vit pas bisedimeve shumë të frytshme me presidenten Osmani në Sofje na është dhënë një tregues i qartë për dialog intensiv mes vendeve tona në të gjitha nivelet”, ka thënë ai.
Presidenti bullgar ka shprehur kënaqësinë etij për bisedën me presidenten Osmani “që sapo patëm dhe vlerësimin tonë të përbashkët për nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona”.
“Ne ndajmë bindjen se me gjithë tendencën pozitive të shkëmbimit të mallrave mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e ardhshëm. Prandaj ka shumë rëndësi që të aktualizojmë një pjesë të memorandumeve tashmë të lidhura dhe të zgjerojmë bazën juridike të bashkëpunimit me marrëveshje të reja”, ka shtuar presidentri bullgar.



















