Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar dëmtimin e varrezave serbe në Rahovec.
Në reagimin e OSBE-së në platformën X, thuhet se ky zhvillim i ka pikëlluar ata.
OSBE ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë për këtë akt.
“Me pikëllim dëgjuam për përdhosjen edhe një herë të varrezave ortodokse serbe në Rahovec/Orahovac më 18 dhjetor. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë dhe nxjerrin autorët para drejtësisë si dhe të marrin masa për të parandaluar çdo akt vandalizmi në të ardhmen.”
“Të gjitha komunitetet në Kosovë meritojnë mbrojtjen e vendeve të tyre të shenjta dhe respektin për të dashurit e tyre të vdekur.”, thuhet në reagim.


















