Kurti i jep dhurata deputetëve për festa, Musliu ia kthen: Është bërë si babadimër (Video)

E publikuar: 20/12/2023 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimente Musliu, e ka kthyer dhuratën që thotë se i është bërë deputetëve nga kryeministri Albin Kurti, për të cilin ajo u shpreh se është shndërruar në Babadimër.

Në llogarinë e saj në Facebook, Musliu postoi një video ku i është adresuar qytetarëve, duke thënë që kryeministri për një vit rresht është tallur në Kuvendin e Kosovës dhe se ka tentuar t’i poshtërojë e denigrojë deputetët, tani ka zgjedhur t’i jep dhurata për vitin e ri – një kartolinë dhe çokollatë.

“Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj sot ia ktheva personalisht dhuratën”, shkroi mes tjerash Musliu në postimin e saj.