
Veton elshani-Photo- Alban Bujari-KOHA
Objektit turistik “Rajska Banja”, i cili gjendet në Zveçan, i është vënë dryni sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Kjo u bë nën asistencën e Policisë së Kosovës, ndërsa ky objekt është aset i Trepçës.
AKP-ja nuk ka mundur të kontaktojë me pronarin e këtij objekti, raporton Klan Kosova.
Ndërsa zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se ky aksion u krye pa hasur në rezistencë.
“Të gjitha veprimet policore kanë shkuar në mënyrë të rregullt. Ndoshta edhe për shkak se ka ndryshuar situata në veri, tash prej rasteve të ndryshme të mëdha që na kanë ndodhur kemi marrë një përvojë të madhe dhe jemi të kujdesshëm në punën tonë”.
Ai gjithashtu shtoi se kur është kryer aksioni policor brenda kanë qenë dy femra dhe një mashkull, që të gjithë punëtorë në këtë objekt, të cilët kanë dalë nga aty, dhe AKP-ja ka vazhduar punën e tyre.


















