Haradinaj: Aleanca e gatshme për zgjedhje kurdo që ato të ndodhin

E publikuar: 19/12/2023 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato të ndodhin.

Haradinaj është takuar me degët e AAK-së në Klinë e Gjilan të martën.

“Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.