Sheshi i Podujevës nga sot e deri pas festave të fundvitit me WiFi falas për qytetarët

E publikuar: 19/12/2023 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se nga sot e deri pas festave të fundvitit sheshi i qytetit do të mbulohet me WiFi falas.

“Njoftojmë qytetarët se nga sot e deri pas festave të fundvitit mund të shfrytëzojnë WiFi falas në sheshin e qytetit.
Kjo po mundësohet nga Komuna e Podujevës përmes operatorit ekonomik i cili ka bërë dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.” – thuhet në njoftim.