Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background
Një 41-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë një shtetase italiane, 27-vjeçare në Treviso të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane, i dyshuari me inicialet B.F. e ka rrahur dhe goditur viktimën, e cila ishte shtatzënë, shtatë herë me thikë në hyrje të shtëpisë së saj, duke e lënë në vend.
Tutje, thuhet se viktima e kisha denoncuar në polici të dyshuarin më herët për përndjekje.
Policia italiane është vënë në kërkim të shtetasit kosovar, pasi është marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës.
Ai është arrestuar më pas, teksa dyshohet se ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.
27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së dytë.