Kosova me katër medalje nga Evropiani i Hapur që u mbajt në Prishtinë

E publikuar: 16/12/2023 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Akil Gjakova

Një e artë dhe tri të bronzta ishte bilanci i medaljeve që ekipi kosovar në xhudo fitoi në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë.

Në një atmosferë të shkëlqyer në kryeqytetin e Kosovës, edhe më shumë shkëlqyen xhudistët tanë.

Akil Gjakova ishte kryefjala e këtij kampionati, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në një duel të vështirë, Akil Gjakova fitoi në “Golden Score” me waza-ari ndaj italianit Manuel Lombardo.

E pas fitores, atmosfera në palestër ishte fantastike, teksa fjalët e Akilit ishin: Kosova është këtu!

Akil Gjakova ishte fantastik duke shënuar fitore të njëpasnjëshme deri në finale, duke i kaluar pa problem kundërshtarët që i kishte përballë.

https://m.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/1060960478481387/?ref=embed_video