Arrestohet një i mitur, mori portofolin e një gruaje me 300 euro dhe nga dy vetura vodhi mbi 200 euro

E publikuar: 13/12/2023 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në dy raste vjedhje të rënda dhe një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.

“Rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje (12.12.2023), ku në lokacione të ndryshme , nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave ( mbi 200 €)”, njofton policia.

“Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhë me 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave (mbi 300€)”, njofton më tej policia.

Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.