“Rrno për me tregue” – Qeveria ndan mbi 46 mijë euro për RTK-në

E publikuar: 13/12/2023 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbuloj shpenzimet e gjeneruara nga RTK-ja në vlerë të 46 mijë e 110 euro.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo po bëhet pasi do të mbulohen shpenzimet e festivalit “Rrno për me tregue”, e që ky aktivitet është jashtë funksionit të RTK-së.

“Propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve financiare prej 46 mijë e 110 euro për Radio Televizionin e Kosovës, kjo bëhet në kuadër të mbulimit të shpenzimeve të gjeneruara përgjatë festimit të një vjetorit të për festivalit “Rrno për me tregue” pasi ky është aktivitet shtesë përtej funksionit të RTK-së, si qeveri ndajmë këto mjete për mbulim të këtij shpenzimi”, tha Murati.