Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e 5 komunave fqinje

E publikuar: 12/12/2023 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, sot ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërkomunal shumëfunksional me kryetarët e pesë komunave fqinje.

Në ceremoninë e nënshkrimit veç përfaqësuesve të këtyre komunave si kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ai i Obiliqit Xhafer Gashi, i Podujevës Shpejtim Bulliqi si dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti, ai i Fushë Kosovës Besnik Osmani dhe përfaqësues të këtyre komunave po merr pjesë Meghan Mccormack, si përfaqësuese e OSBE-së si dhe zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ngjarja do të vazhdojë me diskutime për qentë endacakë, menaxhimin e mbeturinave, trafikun urban, për bashkëpunimin ndërkomunal, etj