Blerim Isufaj rizgjidhet përsëri Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

E publikuar: 11/12/2023 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është vendosur që Blerim Isufaj të rizgjidhet përsëri në krye të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër ka zgjedhur Blerim Isufaj për Kryeprokuror të PSRK-së.

Mandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.