Specialja arreston Haxhi Shalën – komandant Topin

E publikuar: 11/12/2023 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhomat e Specializuara e kanë nisur sot një operacion të bastisjeve në Kosovë.

Siç raporton gazeta Sinali, në këtë operacion është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI”.

Specialja së fundmi ka pasur edhe disa bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Artan Behramit si dhe Ismail Sylës.

Kjo gjykatë, më 3 nëntor e ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, i cili dyshohet për pengim të drejtësisë.