“Kryetari po e ban fytyrën me puder”, nervozohet kryetari i Dragashit, kërcënon me padi qytetarin

E publikuar: 10/12/2023 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini nuk e ka pritur aspak mirë komentin e një qytetari në rrjete sociale.

Një qytetar i Dragashit kritikoi dhe ofendoi kryetarin Xheladini lidhur me asfaltimin e rrugëve, shkruan Insajderi.

“Kryetari është bërë si ato gratë, fytyrën po e bënë me pudër, kur bjen shiu po zhallavitet, po dalin rrudhat edhe asfaltin qashtu e ka ba“, thuhet ndër tjera në komentin e një qytetari.

I pari i Dragashit u nervozua me këtë koment dhe e paralajmëroi qytetarin se do ta paditë në gjykatë, nëse nuk e fshinë komentin.

“Me këtë koment më ke fy dhe ke shpif. Nuk du me u marrë me ty, por nëse nuk e fshinë ka me të paditë në gjykatë“, i ka shkruar kryetari Xheladini-qytetarit.