Një grua gjendet pa shenja jete në ordinancë private në Viti, policia po heton rastin

E publikuar: 10/12/2023 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka njoftuar se është raportuar që një grua ka vdekur në një ordinancë private.

Në raport thuhet se viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Viti / 09.12.2023, 10:05. Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”