Janë ndaluar dy shtetas të huaj, pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Me vendim të prokurorit ata janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt ligjore.
“Rudine, Zveçan / 09.12.2023 – 11:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

















