Arrestohet një person, dogji lokalin në Zubin Potok dhe tentoi ta djegë shtëpinë e pronarit të njëjtë

E publikuar: 10/12/2023 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Zubin Potok, pasi i njëjti dyshohet se ia ka vënë flakën një lokali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të Kuvendit Komunal.

“Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.”- thuhet në njoftim.

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia thotë se sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

“Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë”.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

 Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

 Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një (1) Radiolidhje,

 Një (1) Uniformë ushtarake,

 Dy (2) Pllaka të antiplumbit

 Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

 Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Policia theksoi se sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore”.