Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli tha se të enjten rreth orës 17:00, dy persona i kishin shkuar në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin e familjes Ademaj se ia ka një gjak borxh.
Murseli në emisionin Kojshia Show ka përmendur edhe emrat e personave që i shkuan në shtëpi dhe thotë se për këtë e ka lajmëruar edhe Policinë dhe se këtë lajm e kanë marrë edhe dy familje tjera.
“Më thanë mos dil mo se na ke një gjak borxh”, tha Shaban Murseli.
Kujtojmë se, Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Sinidoll të Prishtinës.