Interpol-i pak ditë më parë ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Ai pranoi se ka qenë organizator i agresionit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Pas udhërarrestit të INTERPOL, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare në Facebook.
LVV ka thënë se sot me kërkesë të Prishtinës, atij i është lëshuar urdhërarrest nga ana e INTERPOL-it.
“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpol.”
Kujtojmë se, pak ditë më parë u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

















