Një person në Rogovë të Gjakovës e ka plagosur veten me armë zjarri, sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.
I njëjti ka marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ka bërë të ditur për lajmi.net Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për këtë rajon.
Të njëjtit i janë konfiskuar dy armë dhe është hapur rast në polici.
“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë konfiskuar dy armë (pistoleta). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj.



















