Dardanet mësojnë rivalët e rrethit të dytë në Ligën B

E publikuar: 08/12/2023 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit edhe për rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, për vajza për grupmoshën nën 19-vjeç.

Kombëtarja e Kosovës U19 e udhëhequr nga Albina Rrahmani do të marrë pjesë në Ligën B të këtyre kualifikimeve, derisa në shortin e sotëm është përfshirë në Grupin B3 ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në pranverë, derisa vendi nikoqir pritet të vendoset javën e ardhshme nga UEFA.