22 vjeçari shoqërohet në stacionin e policisë, iu gjetën dy armë e rreth 150 fishekë

E publikuar: 08/12/2023 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policët e stacionit policor në Suharekë, kanë shoqëruar në polici F.B, të lindur në vitin 2001, nga ky qytet.
Për të njëjtin, organet e rendit kishin pranuar një video-incizim ku shihej duke shtënë me armë në drejtim të panjohur.

I dyshuari para policisë ka pranuar se posedon dy armë, teksa pas kontrollave i janë gjetur edhe rreth 150 fishekë.

“Një pushke gjysmë automatike e llojit Rifle,model VSKA prodhim Centry Arms me numër serik SV7111380 kal.7.62 X39,e cila sipas rregullave është armë sportive që përdorët vetëm ne poligone të gjuajtjes. Një pistoletë model AREX ALPHA me numër serik A26010 për te cilat ka pëlqimin sipas ligjeve ne fuqi por ende është në proces te pajisjes për leje. Po ashtu janë sekuestrua njëqind e tetëmbëdhjete (118) copë fishek kal.7.62×39 mm dhe njëzet e pesë (25) copë fishek te kal.9×19 mm për hetime te mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për ‘Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim I paautorizuar i armës’.