Masakrat në Kosovë – Prokuroria Speciale tregon ndaj sa personave ka ngritur aktakuzë

E publikuar: 08/12/2023 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari në një konferencë për media ka njoftuar për një operacion sistematik i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së punëve te brendëshme të Serbisë gjatë peridhës 27-29 prill të vitit 1999.

Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari ka thënë se deri më tani kanë ngritur 33 aktakuza ndaj 89 persona për krime lufte në Kosovë.

Hajdari tha se shumica e të akuzuarve janë në Serbi.

“Deri me tani prokuroret kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetecave jemi ballafaquar me probleme pasi kryesit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, ndërsa viktimat dhe dëshmitaret në Kosovë. I kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi pranuar provat nga tribunali”, tha ajo.

Ndërkaq, për masakrën e Dubravës janë nën hetim 88 të dyshuar dhe vetëm një në paraburgim.

“Për maskarën e Dubravës nën hetim në rastin janë 88 të pandehur, për momentin vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim. Për të pandehurit tjerë vazhdojnë hetimet dhe duke u mbledhur provat”, tha prokurori Morina.

“Hetimi i Prokurorisë Speciale vërtetoi se në periudhën 27 -29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion sistematik i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së punëve te Brendshme të Serbisë”.

Prokuroria Hajdari tha se në atë operacion janë vrarë 370 civil që nuk merrnin pjesë në grupime në momentin e vrasjes, viktimat ishin nga fshatrat e treves Reka e Keqe.

Tutje ajo tha se trupat e viktimave ishin varrosur në varrezat publike në Prekoc të Gjakovës, te cilat më pas u zhvarrosën dhe u zhvendosën në varrezat e përbashkëta në Batanic të Serbisë, me qellim për të fshehur krimet e kryera gjatë këtij operacioni.

“Ne atë operacion janë vrarë 370 civil që nuk merrnin pjesë në grupime në momentin e vrasjes, viktimat ishin nga fshatrat e treves Reka e Keqe, për shumicën e të vrareve kjo Prokurori ka siguruar prova përkatëse të vdekjes. Mirëpo përveç vrasjeve operacioni përfshinte dëbimin e mijërave nga ai regjio, djegien e shtëpive. Trupat e te vrarëve ishin varrosur në varrezat publike në Prekoc të Gjakovës, te cilat më pas u zhvarrosën dhe u zhvendosën në varrezat e përbashkëta në Batanic të Serbisë, me qellim për të fshehur krimet e kryera gjatë këtij operacioni. Në bazë të kësaj kemi vërtetuar se ka ndodhur një masakër me përmasa të mëdha”, tha Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari

Kurse, për Masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë ndaj 53 personave.

“Për maskarën e Mejës në aktakuzë janë të akuzuar 53 persona”, tha Hajdari.