Arrestohen gjashtë persona, u rrahën mes vete

E publikuar: 08/12/2023 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar.

Ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast si provë materiale është konfiskuar një thikë (brisk), ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar.