Osmani në Dubai, pritet nga presidenti i Emirateve

E publikuar: 03/12/2023 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenca e vendit me një njoftim për media kanë njoftuar se e para e vendit Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare per ndyshimet kimatike COP28 që po mbahet aty.

Sipas presidencës Osmani e a falënderuar presidentin e EBA-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës veçmas në fushën e shëndetësisë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale.

Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë. Ajo në veçanti vlerësoi mbështetjen në sektorin e shëndetësisë, përmes ndërtimit të spitaleve, të cilat kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti për nëna dhe fëmijë. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në energji, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjik, si dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani përgëzoi Lartmadhërinë e Tij për organizimin e suksesshëm të COP28, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.