Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, njëherazi edhe deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka bërë një paralajmërim në rrjete sociale.
Duke ndarë një fotografi unike të Thaçit, Behrami ka paralajmëruar kthimin e tij nga Haga.
“Po vjen…” ka qenë mbishkrimi i Behramit, në fotografinë ku Thaçi shfaqet në një fotografi të shkrepur në Kanada, gjatë kohës sa ai ishte president.
Me procesin gjyqësor në Hagë që po shkon drejt fundit, shpresat për rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë të jenë të forta.

















