Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj tha për Gazetën Insajderi se është keqkuptuar deklarata e tyre ku kanë thënë se i kanë dhanë dy ditë besë familjes Murseli. Ai tha se e kanë lejuar të mbajnë edhe dy ditë tjera të pame.
“Në lidhje me deklaratën që e kemi thinë për dy ditë bese, nuk ka qenë në atë kontekst. Ne i kemi dhanë leje familjes së Naimit me majtë të pane edhe dy ditë tjera“,
Ademaj tha se fëmijët po qëndrojnë tek prindërit e Naimit dhe se nuk i kanë parë ende.
“Fëmijët janë duke qëndruar me prindërit e Naimit, me gjyshërit e tyre, nuk i kena pa hala. Po dojmë me I lanë aty, për shkak se nëse vinë të na është e pame edhe munen me kuptu që i ka vdek nana“.
Tutje, ai tha se po presin që Suedia t’i marr fëmijët.
“Qendra për Punë Social ka ardhur tek ne, tash pritet që me ardh shteti suedez me i marr edhe me u kujdës për ta. Tash jena tu prit me marr vendimin në lidhje me zhvarrimin e trupit të Liridonës, po dojna sa ma shpejt me e zhavrros, pasi disa familjarë janë edhe jashtë shtetit“, tha ai.
Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk e ka thirrur policinë në natën kritike kur është vrarë Liridona.
“Policinë nuk e ka thirrë Naimi, por, një njëri tjetër që punon në një shitore“, deklaroi Leonardi.
Sipas tij, Liridona i ka parë hajnat, të cilët janë shku në drejtim të saj dhe jo te Naimit.

















