Seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës mbahen pas dy jave

E publikuar: 01/12/2023 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës do të mbahen pas dy jave.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Seancat e radhës do të mbahen pas dy jave kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, është shprehur Tahiri.