Suedezi merr me qera BMW e Porsche në aeroportin e Prishtinës, zhduket me dy veturat në vlerë 140 mijë euro

E publikuar: 30/11/2023 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shtetas suedez, të cilët kishin marrë dy vetura me qera në një “rent a car” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”, nuk i kanë kthyer me.

Lajmin për indeksin e ka konfirmuar Ardi Hysyqi nga “Rent a car Mara”.

Ai ka thënë se me datën 26 tetor e kanë marrë veturën e tipit Porsche, dhe pas dy dite edhe BMW-në, të dyja të prodhuara në vitin 2022.

Po ashtu rasti është lajmëruar në polici, por deri me tani ende nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Kompania në fjalë ka provuar t’i kontaktojë në telefon, por thonë se numrat i kanë bllokuar.

Sipas kompanisë, vlera e Porsche-s është 87 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro ka kushtuar BMW-ja.