Serbia uron Shqipërinë: Mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë

E publikuar: 28/11/2023 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahas shumë urimeve për 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë që ka marrë Shqipëria, nga shtete dhe organizata botërore, edhe Serbia ka uruar për përvjetorin e pavarësisë shtetin shqiptar.

Me një video në rrjetin social X, thuhet se mezi presin që të thellojnë marrëdhënjet dhe dialogun edhe më shumë.

“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Shqipëri, dhe popullit të #Shqipërisë me rastin e #Ditës së tyre të Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë.”