
Foto ilustrim
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Joviq të Malishevës, në mes një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë ka vdekur drejtuesi i motoçikletës.
Policia e Kosovës bëri me dije se rasti ka ndodhur dje dhe se është nën hetime.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime.

















