Brad Pitt e ka parashikuar shkatërrimin e Jugosllavisë qysh më 1988 (VIDEO)

E publikuar: 07/04/2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur në vitin 1988 Brad Pitt u nis me avion për një shtet që quhej Jugosllavia, i kishte vetëm 24 vjet dhe disa role të vogla në serinë televizive “Dalas” dhe në disa seri të dështuara humoristike.

rad Pitt asokohe jetonte prej disa reklamave të restoranteve meksikane, ku me kostum të një pule të madhe, para restoranteve, i ftonte myshterinjtë të hyjnë brenda.

Kjo ka qenë arsyeja që roli kryesor në një ko-produksion amerikano-jugosllav me titull “Tamna strana sunca” (Ana e erret e diellit), ju ka dukur diçka e madhe, transmeton Rrokum.tv.

Paga prej 1.523 dollarë në javë gjatë atyre shtatë javëve të xhirimeve, e kishin bë të pranojë të shkojë Dubrovnik dhe në gjirin e Kotorit, ku regjisori Božidar Nikolić xhironte filmin.

“Shkova në Los Angeles në audicionin ku erdhën 400 djem. Në një rreth të ngushtë mbetën vetëm dy. Agjentët më bindshin me marrë tjetrin, unë e zgjodha Brad Pitt. Kur e kuptoi se e ka fituar rolin, kërcente prej gëzimit”, tregon Božidar Nikolić për gazetën kroate “Jutarnji list”.

Në film, Pitt e luante rolin e një djaloshi që ka alergji në diell, prandaj luan me një maske fetishiste në krye. Brad Pitt ma vonë tregon qysh e ka hetuar asokohe se Jugosllavia do të shkatërrohej.

“Pa ndal u hajshin e u rrokshin mes veti. Në ajër mujsha me prek urrejtjen”, tregonte Pitt.

Filmi “Tamna strana sunca”, ku Pitt si partnere e ka pas aktoren beogradase Milena Dravić, kurrë nuk është shfaqur në kinematë e ish-Jugosllavisë. Një nga arsyet, ka qenë shumë bajat. Regjisori Nikolic filmin e ka përfunduar në vitin 1997, kur tashmë Brad Pitt ishte aktor i falshëm i Hollywood-it.

/express/