Kombëtarja e Kosovës U-17, në konkurrencën e vajzave, janë shpallur kampione në “IHF Trophy” për zonën evropiane të kësaj grupmoshe.
Gara për këtë trofe u zhvillua në Prishtinë.
Çikat e Kosovës, shënuan fitore sot në finalen ndaj Bosnjë-Hercegovinës, ku loja përfundoi me shifrat 39:33.
Pas kësaj fitore, “Dardanet” siguruan fazën interkontinentale, nga ku pastaj mund të kërkojë kualifikimin për në Kampionat Botëror.