Kështu ndryshon tabela pas ndeshje të sotme në Superligën e Kosovës

E publikuar: 27/09/2023 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ballkanit ka siguruar fitoren e radhës në Superligë, duke triumfuar ndaj Fushë Kosovës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0:2, me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja që siguron tre pikët e radhës.

Llapi ka siguruar një fitore dramatike ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:3.

Gjilani ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, duke triumfuar ndaj Lirisë me rezultat 1 me 0.

Llapi pas javës së shtatë i prinë tabelës me 16 pikë aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.