Vala, lider kualiteti dhe korrektësie

03.04.2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rregullatori i Telekomunikacionit në Kosovë, ARKEP, përmes një raporti studimor, që e ka publikuar për herë të parë, ka evidentuar statistika që nxjerrin operatorin publik Vala dhe Telekomi i Kosovës, lider në tregun vendor, pasi që ofron shërbime më të mira, kualitative dhe është më pranë konsumatorit.

Publikimi vjetor i ARKEP për kualitetin e shërbimeve të komunikmeve për periudhën janar-dhjetor, ishte arsyeja e mbajtjes së konferencës së parë për media nga ana e drejtorit menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa, pas emërimit në këtë pozitë.

Raporti i ARKEP-it e përcakton PTK-në, si në rrjetin fiks, ashtu edhe atë mobil, kompani lidere.

Në mesatarën e kualitetit të zërit, Telekomi i Kosovës, vlerësohet si një kompani me standard kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa për nga kualiteti, koha mesatare e thirrjeve dhe arritshmëria e palës tjetër, ARKEP vlerëson që mesatarisht operatori VALA ka një përparësi dhe kualitet nga konkurrenca.

“Në bazë të vlerave të paraqitura, vërehet se të gjitha parametrat e parë të deklaruara nga VALA, kanë një mospërputhje të vogël krahasuar me vlerat e matura nga ARKEP, ndërkohë që konkurrenca ka mospërputhje të ndieshme me ato që raporton. Kjo tregon korrektësinë tonë në raport më ato që i publikojmë dhe përfaqësojmë realisht”, deklaroi Agron Mustafa, drejtor menaxhues i PTK-së.

Projekti më kapital për korporatën mbetet 3G dhe 4G, projekte këto që do të përfundojnë në fund të këtij muaji, të cilat do ta ngrisin zhvillimin e përgjithshëm të korporatës në nivelin më të lartë biznesor dhe strategjik në aspektin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

“Vizioni im është që së pari të ndalim rënien dhe më pas të rikthehemi drejt trendit pozitiv duke rekuperuar dëmet nga dy procese të dështuara të privatizimit, të cilat, siç dihet u shoqëruan me bllokim investimesh dhe për rrjedhojë kompania pati një stagnim në afarizëm dhe në zhvillim teknologjik. Implementimi i suksesshëm i 3G dhe 4G, jam shumë i bindur se do të na rikthejë në pozitat dominante për shkak të kualitetit. Vala dhe Telekomi posedojnë tekonologji ndër më të mirat në regjion dhe më larg ”, bëri të ditur drejtori menaxhues  Agron Mustafa duke paralajmëruar hyrjen serioze të PTK-së edhe në konkurrencën e IPTV-së.

PTK është në fazë të ristrukturimit, ku përfshihen edhe inovacionet me produkte të reja, siç ishte produkti “Vala Classic” i javës së kaluar, ku me këtë produkt PTK përgjysmojë çmimet duke zbritur një minutë bisedë në vetëm 4.5 cent.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro