Në Shfaqjen Elektronike të Konsumatorëve 2015 Samsung prezantoi monitorin për PC “SE790C” me ekran të lakuar 34 inç që kushton 1,199 dollarë. Pjesa më e madhe e konsumatorëve mund të mos harxhojnë aq shumë për një monitor, prandaj kompania ka krijuar tri modele të tjera që do të kenë çmim pak më të ulët. Monitorët SE590C, SE591C dhe SE510C kanë ekrane 31.5 inç, 27 inç dhe 23.6 inç.
SE591C dhe SE510C kanë grafik 4000R, ndërsa SE590C ka grafik 3000R. Të tre modelet kanë panele me rezolucion 1080 pikselë, ku proporcioni i pamjes është 5,000:1. Monitorët SE91C dhe SE5290C kanë gjithashtu altoparlantë 5W të krijuara me teknologjinë e dyfishtë të audios të Samsung-ut.
Monitorët do të ofrojnë teknologjitë “Eye Saver Mode” dhe “Flicker Free” që do të mbrojnë sytë e përdoruesve. SE590C, SE591C dhe SE510C do të kushtojnë 599.99 dollarë, 399.99 dollarë dhe 299.99 dollarë, respektivisht. Ata do të hidhen në treg në muajin maj.