Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për Brooklyn, pas këtij suksesi formacioni nju-jorkez ka më shumë shanse për tu kualifikuar në Play-Off.
Vijon forma fantastike e Brooklyn Nets në Nba. Skuadra e drejtuar nga trajneri Lionel Hollins u ngjit në vendin 8 të konferencës së Lindjes, pozicion që të kualifikon në Play-Off, pasi mundi në derbi New York Knicks 100-98. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për Brooklyn, pas këtij suksesi formacioni nju-jorkez ka më shumë shanse për tu kualifikuar në Play-Off. Deron Williams me 26 pikë 7 asiste dhe 7 rebound ishte përcaktues për Nets në këtë sfidë. Takimi i Madison Square Garden nisi me dominimin e frikshëm të Brooklyn-it.
Një realizim i Deron Williams u dha miqëve avantazhin 19-11 që në fillim, ndërkohë që Bojan Bogdanovic me një gjuajtje të saktë nga vija për tre e thelloi edhe më tepër epërsinë e Brooklynit pak caste nga fillimi i periodës së dytë. Megjithatë disa pikë radhazi të italianit Andrea Bargnani rikthyen New Yorkun në ndeshje dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 58-53 në favor të Brooklyn. Bargnani ishte më i miri për Knicks-at në këtë sfidë me 22 pikë të realizuara. Ashtu si perioda e parë edhe perioda e tretë foli për Netsat. Markel Broën me një kosh të tij tijin e zgjati avantazhin e Brooklyn në 6 pikë ndërkohë që Deron Williams ishte thjeshtë i papërmbajtshëm në këtë periodë dhe falë tij formacioni i drejtuar nga Lionel Hollins e pa veten në një avantazh + 16.
Gjithsesi kundërpërgjigjja e New Yorkut ishte e menjëhershme. Vendasit arritën të rikuperonin gjithcka dhe pak sekonda përpara fundit barazuan rezultatin në 98-98. Por basketbollistët e Brooklyn ishin të ndërgjëgjshëm se nuk mund tu shpëtonte nga duart një ndeshje e tillë dhe Brook Lopez arriti të realizonte në kohë dypikëshin që i dha fitoren përfundimtare Nets-ave 100-98. Në sfidat e tjera të mbrëmjes spikat fitorja e Los Angeles Clippers 126-122 përballë Portland Trail Blazzers në transfertë. Thjeshtë magjike mund të përkufizohet paraqitja e Chris Paul në këtë sfidë. Ylli i skuadrës kaliforniane shënoi në total 41 pikë ndërkohë që ndihmoi Clippers-at edhe me 17 asiste dhe 5 rebound. Akoma edhe më magjik se Chris Paul u shfaq James Harden. 51 pikë 8 rebound dhe 6 asiste koleksionoi ky i fundit në fitoren e Houston Rockets me shifrat 115-111 ndaj Sacramento Kings./SUPERSPORT.AL/