Në raportin e tyre më të ri “Digitimes thekson se kompania “Apple” në gjysmën dytë të këtij viti do të prezantojë tre “iPhone” të ndryshëm. Sipas burimeve, këta do të jenë “iPhone 6S”, “iPhone 6S Plus” s dhe pajisja që quhet “iPhone 6C”. Të gjithë këta telefona do të vinin me panelin “LTPS”, e po ashtu displej i tyre do të mbrohet nga “Corning Gorilla Glass”. Në raport thuhet se seria “iPhone 6S” do të përdorë procesorë “A9”, derisa seria “iPhone 6C” procesorë “A8”. Të gjithë telefonat do të kenë lidhjen “NFC” dhe lexuesin e shenjave të gishtave. Pritet që “Wistron” ta prodhojë “iPhone 6C”, derisa seria “6S” do të prodhohet në fabrikat “Foxconn Electronics” dhe “Pegatron”.