Dhimbje nga dashuria, arsyeja pse kalon

E publikuar: 29/03/2015 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intuita na sugjeron se koha është e vetmja gjë që largon dhimbjet e shkaktuara nga dashuria. Por lajmi i mirë është se sado shumë vuajtje të kalohen, shkenca konfirmon se jemi të “programuar” për të kaluar fundin e një lidhje dhe për të qenë të gatshëm për tu përballuar me një tjetër në të ardhmen.
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Review of general psychology” i zhvilluar nga studiuesit e Saint Louis University në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar se përfundimi i një lidhjeje aktivizon një mekanizëm në tru i cili na ndihmon për të reaguar dhe për të kapërcyer momentet e errëta. “Kjo do të thotë se e rimarrim veten. Dhimbja largohet me kohën dhe do të ketë një dritë në fund të tunelit”, thotë Brian Boutwell, autori kryesor i studimit, transmeton noa.
Sipas tij kur përfundon një lidhje dhe synohet të liher pas shpine raporti i kaluar, kjo ndodh njëlloj si me dezintoksikimin nga droga, ku aktivizohen zona cerebrale për të përballuar këtë situatë.