Pesë arsye pse njerëzit po martohen gjithmonë e më vonë

E publikuar: 28/03/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsyet janë disa, por më e rëndësishmja, sepse nuk kanë gjetur njeriun e jetës. Martesa, në fakt, është më shumë se gjetja e njeriut perfekt.
Vitet e fundit janë bërë shumë studime për të gjetur arsyet pse njerëzit po martohen gjithmonë e më vonë. Shumë prej çifteve të përfshira në studim pranojnë se nuk kanë gjetur personin e duhur, disa kanë vendosur që ta kalojnë jetën vetëm, një pjesë bashkëjetojnë dhe nuk shohin ndryshim nga martesa, ndërsa të tjerët…

Sepse janë fokusuar në karrierë
Një pjesë e mirë e të rinjve nuk duan të martohen pa pasur para në xhep, kështu që vitet e para pas studimeve janë të përkushtuar te karriera dhe puna e tyre. Duan të bëjnë sa më shumë para, në mënyrë që kur të gjejnë personin e duhur, të ndihen edhe më të sigurt. Por kjo mani nuk mbaron kurrë, përkundrazi, sa vjen e bëhet më e fortë. Të rinjtë bëhen gjithmonë e më shumë egoistë, derisa e gjejnë veten tek të 40-at. Dhe atëherë kuptojnë se jeta nuk mund të jetë kurrë e plotësuar nëse nuk jeton me dashuri.

Shumë çifte bashkëjetojnë
Të jetuarit së bashku është bërë një praktikë e zakonshme e çifteve para se të lidhin kurorë. Shumica e të rinjve e përdorin këtë mënyrë të jetuari për të provuar nëse janë të gatshëm për të nisur një jetë të re, por edhe mësojnë të mirat e martesës, bashkë me përgjegjësitë: shlyerjen e faturave, ndarjen e qirasë, ndarjen e punëve – pra angazhimin. Kjo shpjegon edhe shkakun pse po rritet mosha e martesës, veçanërisht vitet e fundit.

Të rinjtë jetojnë vetëm për periudha më të gjata
Një pjesë e mirë e të rinjve kanë fituar një pavarësi deri diku të shfrenuar me të jetuarin vetëm për një kohë shumë të gjatë. Duke zgjedhur të mos martohen, femrat në përgjithësi i krijojnë vetes kushte për t’u ngritur në karrierë, për t’u specializuar e trajnuar, por pa i ndarë me askënd këto përgjegjësi. Këto zgjedhje i bëjnë shpesh këta njerëz të jetojnë vetëm për periudha të gjata kohe, “derisa të kompletohen profesionalisht”. Por jetesa vetëm është edhe shkak i teknologjisë së avancuar, e cila i bën gjërat më të thjeshta. Çdo gjë është e reduktuar në kohë dhe më komode. Pastaj, të jetuarit vetëm është edhe më tërheqëse apo jo?

Martesa ka shumë teka
Sot nuk është më e çuditshme për të pasur fëmijë jashtë martese, madje edhe individë pa një partner mund të kenë sa fëmijë të duan. Por edhe çiftet që bashkëjetojnë mund të kenë fëmijë, ende pa lidhur kurorë. Po ashtu, edhe aborti është një fenomen mjaft i lirë vitet e fundit, ndaj ka shumë më pak mundësi që një shtatzëni e papritur të çojë domosdoshmërish në një martesë të shpejtë.

Familje më të vogla
Familjet e shoqërisë moderne po zvogëlohen gjithmonë e më shumë, më pak fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse të mos nxitoni të martoheni herët për të pasur një familje të madhe. Kur të presin maksimumi dy fëmijë, nuk ke pse nxiton të fillosh sa më shpejt. Një familje ideale, ajo më dy fëmijë, është maksimumi i sotëm, kështu që le të vijnë edhe më vonë.

Megjithatë, përtej të gjithave, gratë e kanë një orë biologjike, thonë ekspertët, shkruan revista class. Duhet të nxitoni! /Telegrafi/