Bashkë-piloti ka “rrëzuar qëllimisht avionin”

26.03.2015 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bashkë-piloti ka “rrëzuar qëllimisht avionin”

Bashkë-piloti i avionit të rrëzuar të Germanëings ka “përshpejtuar zbritjen” e avionit, derisa ishte vetëm në kabinën e pilotëve, ka thënë të enjten prokurori i qytetit Marseille, Brice Robin.

“Kjo mund të bëhet vetëm në mënyrë të qëllimshme”, citojnë mediat botërore zotin Robin.

Sipas tij, bashkë-piloti ishte gjallë deri në përplasjen e avionit, meqë dëgjohej frymëmarrja e tij e qetë në kabinë.

Hetuesit francezë i dhanë këto komente pasi kanë analizuar të dhënat nga incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të avionit Germanëings, që u rrëzua në Alpe të Francës, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.

E përditshmja New York Times, ka raportuar se dëshmia nga incizimi tregon se njëri nga pilotët ishte larguar nga kabina dhe më nuk ka mundur të kthehej.

“Personi jashtë ka trokitur lehtë në derë, por nuk ka pasur pëgjigje”, i ka thënë një hetues i paemëruar gazetës, duke u mbështetur në incizim, dhe ka shtuar se ”ai pastaj e ka goditur derën më fuqishëm, por pa përgjigje…nuk ka pasur kurrfarë përgjigje nga ana tjetër”.

Ky hetues, ka shpjeguar se “mund të dëgjohet se ai është përpjekur ta thyejë derën nga poshtë”.

Aeroplani i tipit Airbus A320, fluturonte nga Barcelona për në Dyseldorf, ditën e martë, kur u rrëzua në shpatijet e maleve me shpejtësi të madhe, pasi ka rënë për tetë minuta pa dërguar thirrje alarmi.

Një zëdhënës i kompanisë Lufthansa, e cila e operon firmën ajrore të buxhetit të ulët, Germanëings, tha se ka njohuri për raportin e gazetës amerikane dhe ka shtuar se “nuk ka informacion nga autoritetet, që e konfirmojnë këtë raport”.

Sipas masave të ashpërsuara të sigurisë, pas rrëmbimeve të aeroplanëve më 11 shtator 2001, në Shtetet e Bashkura, autorizimi për ta hapur derën e pilotit mund të bëhet vetëm nga brenda dhe nga piloti.

Byroja franceze e hetimeve të aksidenteve ajrore, BEA, nuk ka komentuar raportin e gazetës Neë York Times.

“Ne vetëm kemi qenë në gjendje ta nxjerrim një audio-incizim”, u tha gazetarëve drejtori i zyrës BEA, Remi Jouty.

I cituar nga gazeta amerikane, një zyrtar i lartë ushtarak, i përfshirë në hetime, tha se audio-incizimi kishte lënë të kuptohet se ka pasur një bisedë “shumë të qetë dhe të rrjedhshme” ndërmjet pilotëve në pjesën e hershme të fluturimit.

“Ne ende nuk e dimë shkakun përse njëri prej personave doli jashtë”, tha ky zyrtar dhe ka shtuar se “ajo që është e sigurt është se deri në përfundim të fluturimit, piloti tjetër ishte i vetmuar dhe nuk e ka hapur derën”.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, e kanë vizituar vendin e largët të përplasjes së aeroplanit në Alpet e Francës për të nderuar të 150 njerëzit që e kanë humbur jetën. Shumica prej viktimave ishin gjermanë dhe spanjollë.

Hollande, Merkel dhe Rajoy, i kanë falënderuar ekipet e kërkimit dhe janë takuar me banorët e fshatit, Seyne-les-Alpes, ku po vazhdon operacioni për gjetjen e mbetjeve njerëzore.

Gazeta londineze, Guardian, ka raportuar se grupi prej 16 nxënësve gjermanë dhe dy mësuesve, thuajse e humbën fluturimin, për shkak se një nxënëse kishte harruar dokumentin e identifikimit.

Por, i zoti i shtëpisë ku ajo ishte mysafire, me të shpejtë ishte kthyer prapa e kishte marrë dokumentin dhe e kishte çuar nxënësen në aeroport, raporton rel.

“Kjo është diçka që ta thyen zemrën”, e ka cituar gazeta një zyrtar në qytetin spanjoll, ku nxënësit gjermanë kishin qëndruar në kuadër të një programi arsimor për këmbim nxënësish.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

Mbyllet qumështorja “Vita”, vendimin e merr kompania

Mbyllet qumështorja “Vita”, vendimin e merr kompania

Tre të plagosur në Podujevë, Policia jep detaje

Tre të plagosur në Podujevë, Policia jep detaje

Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Prattipati në pritjen për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Kosova nuk është vetëm partnere, por lidere e ardhshme në rajon

Prattipati në pritjen për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Kosova nuk është vetëm partnere, por lidere e ardhshme në rajon

I paburrë” “Tradhtar”, kapen keq në ‘facebook’, zyrtarët e LDK’së Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

I paburrë” “Tradhtar”, kapen keq në ‘facebook’, zyrtarët e LDK’së Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu pret në takim Valentina Supertin, diskutojnë për reformat evropaine

Haxhiu pret në takim Valentina Supertin, diskutojnë për reformat evropaine