Zakonisht një përqafim është një shenjë miqësie mes dy miqsh apo të dashuruarish. Por një grua në Nju Jork e ka kthyer atë në biznes.
Jacqueline Samuel, 29 vjeç, për një shumë prej 60 dollarë e sipër ju ofron përkëdhelje e përqafime, por jo seks.
Klientët mund të rehatohen me studenten trupvogël në një dhomë dhe seancat zgjasin 90 minuta.
Miqtë dhe familjarët e saj janë vërdallë në shtëpi për të ofruar mbrojtje nëse ndonjë klient kalon cakun.
Klientët e saj janë kryesisht meshkuj. Ata gjejnë në faqen e saj në internet informacion se çfarë duhet të veshin dhe si duhet të sillen.
Në faqen e saj shkruhet se është krejt normale që dikush të eksitohet, por veprimet janë të ndalura.
“Nuk bëhet fjalë për seks. Unë gjithmonë e kam pasur qejf përkëdhelinë. Më duket e thjeshtë,” thotë studentja e masterit për punë sociale.
Ajo bën avokatin e nocionit se prekja është një aktivitet shërues, nga i cili shumë amerikanë janë të privuar. “Kontakti fizik me të tjerët ka efekt pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor. Ne kemi frikë të prekemi,” thotë ajo.