Çfarë tregojnë ëndrrat erotike?

E publikuar: 22/03/2015 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimet e ndryshme kanë treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi.

Por janë mesazhe që duhen interpretuar.

Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme se tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara.

Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh, shkruan gazeta “Zëri”.

Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.

Ëndrrat janë baza e realitetit.

Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar.

Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron.

Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim.

Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen.

Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët.

Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë.

Natën jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë.

Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi.

Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht.

Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.

Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse.

Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht.

Prandaj ëndërroni sa më shumë ëndrra të tilla.

 

/zeri/