Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Gissen të Gjermanisë, ku një shtetas sirian ka dhunuar një vajzë 9 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në njërin nga kampet ku janë të vendosur rreth 4000 azilkërkues shqiptarë, transmeton Indeksonline.
Personi i cili ka dhunuar vajzën 9 vjeçare ka tentuar gjithashtu ta dhunojë edhe një 7 vjeçar të gjinisë mashkullore, mirëpo në ato momente kanë ndërhyrë disa shqiptarë të cilët më pas e kanë rrahur dhe e kanë therë me thikë sirianin.
Mësohet se siriani gjendet në spital dhe nuk dihet më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore.