Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka mbrojtur Cristiano Ronaldon pas fitores 2-0 ndaj Levantes të shtunën, duke thënë se nuk është e lehtë për të që të përballet me presionin që e ka.
30-vjeçari nuk arriti që të shënojë në Stantiago Bernabeu, me Balen që shënoi të dy golat e fitores dhe me Ronaldon që u kritikua pasi që nuk u gëzua për golat e bashkëlojtarit.
Megjithatë, Ramos insiston se skuadra e tij nuk është e shqetësuar me ngjarjet e fundit, duke thënë se Ronaldo meriton mirënjohje për gjithçka po bën për ekipin.
“Është e vështirë të jesh Cristiano dhe ai ka performuar për vite të tëra në nivelet më të larta”, deklaroi fillimisht spanjolli, transmeton koha.net.
“Ai e njeh veten më mirë se kushdo tjetër, ka një karakter shumë garues dhe ne nuk jemi të brengosur nëse ai nuk ka shënuar e Bale po”, shtoi Ramos.
“Duhet të vlerësojmë atë që Ronaldo sjell për ekipin”, përfundoi ai.