Njeriu që nuk dehet me alkool, por me patate të skuqura

E publikuar: 14/03/2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë do të donin që të deheshin pa shpenzuar, por ky nuk është rasti i Nick Hess, i cili mjafton të hajë patate të skuqura për të t’ia arritur qëllimit.

Nick vuan nga një sindromë e rrallë, për shkak të së cilës, stomaku i tij prodhon maja me shumicë dhe kthen çdo lloj karbohidrati në alkool.

Duke folur për gazetën britanike Mirror, Nick tregon se fillimisht nuk e kuptonte përse kishte probleme me stomakun, marrje mendsh e të vjella si të kishte pirë alkool, ndërsa bashkëshortja e tij dyshonte se ai ishte i alkoolizuar.

Por, pas shumë kontrolleve mjekësore, Hess u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë.