Gjashtë persona janë lënduar derisa vetura e tipit Wolfswagen Golf 5 është vetaksidentuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Policia e Kosovës i ka thënë portalit Koha.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:23 në mëngjesin e së shtunës.
“Gjashtë personave që gjendeshin në veturë, u është ofruar ndihma e parë. Vetura është vetaksidentuar dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar edhe njësitin emergjent dhe KEK-un”, ka thënë Baki Kelani.
Fotografitë i ka dërguar në adresë të portalit një lexues:
/express/