Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.
Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë ata besohet se kanë vdekur.
Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.
Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.