Veseli: Kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese

13.03.2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese

Tetë kandidatë kanë marr vizën për t’i hyrë garës për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Mazllum Baraliu, Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrije Shala dhe Hava Ismaili kanë marr miratimin e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi u konstatua se i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur anëtarë në institucionin më të lartë në vend.

Kryesuesi i Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Veseli tha në mbledhjen e sotme do të jetë një proces transparent.
Për ta bërë procesin sa më transparent, Veseli ka lexuar emrat e secilit kandidat veç e veç për të marr miratimin e anëtarëve të Komisioni, ani pse ata u pajtuan qysh në fillim se këta kandidat i kanë plotësuar kriteret për aprovim.

Veseli: Kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur gjyqtar në Kushtetuese

“Atëherë duke shkuar duke i lexuar emrat të cilët janë këtu, unë i lexoj e lë një pauzë, çdo kush nëse ka, pos aspektit formalo-juridik, nëse ka vërejtje që kanë të bëjnë jashtë kësaj natyre rixhide teknike formale, nëse ka vërejtje morale apo diçka edhe shoqëria civile edhe anëtarët e Komisionit t’i thonë këtu….pra të tetë kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj për t’u zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe do t’i nënshtrohen intervistimit”, thas Veseli.

Derisa kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, i cili u autorizua për t’i hartuar pyetjet për testin me shkrim, tha se procesi i sotëm tregoj se do të jetë një proces transparent në përzgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Por ai nuk foli se a po mundohet t’i ngritet imazhi i Kushtetueses.

Peci: Fryma e sotme tregon se do ta ketë një proces transparent

“Unë nuk isha lëshuar në aspektin politik për shkak se me të vërtetë jam apolitik dhe dua të lëshohem në vlerësimet e asaj se sa është Gjykata Kushtetuese dhe etika nuk me lejon si gjyqtar të hyjë në diçka tjetër. Mirëpo unë po shpresoj se nga fryma e sotme doli një konstatim se do të bëhet një proces shumë transparent me një qasje të shoqërisë civile dhe të mediave dhe kjo mua po me duket që është forma më e mirë e transparencës dhe vetëdijesimin e publikut dhe njoftimin e publikuar e secilin kandidat që e meriton në kuptimin e përgjithshëm edhe ligjore dhe kualifikimet edhe dijës profesionale por edhe etikës”, tha Peci.

Sipas kreut të KGJK-së, ndoshta arsyeja e autorizimit të tij për përpilimin e testit ka qenë se, edhe herën tjetër kur janë bërë zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses ka bërë përpilimin e testit dhe që nuk ka pasur asnjë vërejtje nga kandidatët për parashtrimin e pyetjeve në aspektin profesional edhe të vlerësimit.

Peci tha se pyetjet janë një pjesë e parashtrimit, por vlerësimi bëhet edhe nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Ndërsa, në testin me shkrim do të hyjnë të gjithë kandidatët bashkë.

Po ashtu, në këtë mbledhje u aprovuan edhe datat e datat e nënshtrimit të testit me shkrim dhe me gojë.

Veseli: Propozoj që me datën 17 dhe 18 mars të bëhet testi me shkrim dhe me gojë

“Propozoj që me datën 17 mars ora 09:00 të mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Kurse me datën 18 mars ora 09:00 të fillojmë me intervistimin me gojë të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Propozoj që Komisioni të propozoj një anëtarë për t’i përgatitur pyetjet me shkrim. Konstatoj se njëzëri nëse pajtohemi që ta autorizojmë Enver Pecin që t’i përgatis pyetjet me shkrim”, theksoi Veseli.

Pas zhvillimit të testit me shkrim dhe me gojë, Komisioni do ta dërgoj listën e ngushtë në Kuvendin e Kosovës, e cila përmban jo më shumë se pesë kandidat për një pozitë. /KP/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mustafa e Vuçiq pritet të dialogojnë në New York (Video)

Mustafa e Vuçiq pritet të dialogojnë në New York (Video)

Ligji për të verbrit s’po zbatohet as 4 vjet pas hyrjes në fuqi

Ligji për të verbrit s’po zbatohet as 4 vjet pas hyrjes në fuqi

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik

Bashkohen Gjergj Dedaj dhe Behgjet Pacolli (Video)

Bashkohen Gjergj Dedaj dhe Behgjet Pacolli (Video)

Seanca dëgjimore e Ivanoviqit më 28 shtator

Seanca dëgjimore e Ivanoviqit më 28 shtator

MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriq për ta vizituar nesër Pejën

MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriq për ta vizituar nesër Pejën

Haradinaj: Nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën e kemi dhe duhet ta ruajmë

Haradinaj: Nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën e kemi dhe duhet ta ruajmë

AKR: Media të caktuara po dëshirojnë të na dëmtojnë, nuk kemi koalicion me PDK-në

AKR: Media të caktuara po dëshirojnë të na dëmtojnë, nuk kemi koalicion me PDK-në

Misioni i OSBE-së mbështet sigurinë e gazetarëve në Kosovë

Misioni i OSBE-së mbështet sigurinë e gazetarëve në Kosovë

Ahmeti, për shpifje bën gati padinë e tretë ndaj LDK-së

Ahmeti, për shpifje bën gati padinë e tretë ndaj LDK-së

Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

U nënshkrua marrëveshja për marrëdhënie diplomatike me Gambinë

U nënshkrua marrëveshja për marrëdhënie diplomatike me Gambinë

LDK: Shpend Ahmeti është fajtor për dëbimin e familjeve në “Dardani”

LDK: Shpend Ahmeti është fajtor për dëbimin e familjeve në “Dardani”

“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

Schlumberger: OSBE do të vazhdojë angazhimin në forcimin e institucioneve të Kosovës

Schlumberger: OSBE do të vazhdojë angazhimin në forcimin e institucioneve të Kosovës

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri