Ekziston bindja se për meshkujt janë të rëndësishme vetëm pjesë të caktuara të trupit të femrës, të jemi më konkretë- prapanica dhe gjoksi. Mirëpo a është vërtet kështu?
Një studim i realizuar në Australi ka treguar se meshkujt i kushtojnë vëmendje edhe disa ‘gjërave’ tjera.
Femrat ndoshta nuk janë të vetëdijshme për të gjitha pjesët e trupit të tyre, të cilave meshkujt u kushtojnë rëndësi.
Është fakt se gjoksi dhe prapanica janë kryesore, mirëpo janë edhe shumë pjesë të tjera të trupit të femrës që i joshin meshkujt.
Disa studime kanë treguar se meshkujt vërejnë shumë më tepër nga ajo që thuhet për ta. Madje thuhet se ata kanë sy për detajet, të cilat as femrat nuk iu kushtojnë rëndësi.
Ja disa nga pjesët e trupit që meshkujt iu kushtojnë rëndësi:
Vathët në pjesë të ndryshme të trupit: 55 për qind e burrave iu duket shumë erotike një vathi i vënë në kërthizën e zbuluar të një femre, 25 për qind e tyre iu duken me seksi vathët në gjoksin e një femre, 16 në gjuhë në gjuhë, 13 për qind në buzë, 63 për qind e tyre pohojnë se nuk i durojnë dot këto budallallëqe.
Këmbët e depiluara: 75 për qind e meshkujve mendojnë se këmbët apo trupi i padepiluar i një femre nuk i ngjall asnjë dëshirë seksuale, 70 për qind e tyre mendojnë se vetullat e një femre janë shumë seksi, nëse janë të harkuara me kujdes, por jo shumë të holla.
Tatuazhe: 25 për qind e të pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40 për qind e tyre, mendojnë se tatuazhet e fshehura në parakrahun e një femre janë shumë seksi, 46 për qind e tyre, pëlqejnë tatuazhet në shpinë. Dhe disa prej tyre i duan mbi kërthizë. 28 për qind tek kyçi i këmbës. Unanimisht përgjigjen sa më i vogël tatuazhi, aq më mirë.
Gjoksi: Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60 për qind) nuk është i tillë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike.
Veshjet intime: Modelet më të fundit ose perizomat janë shumë popullore. 68 për qind e meshkujve mendojnë se janë shumë seksi. Vetëm 4 për qind e tyre nuk i pëlqejnë. Një e treta e tyre pohojnë se u duket shumë erotike, që një grua të mos mbajë veshje intime. Ndërsa shumica mendojnë: “Nuk është aspak higjienike”. 50 për qind adhurojnë materialin e mëndafshtë në përbërjen e veshjeve intime. 37 për qind pëlqejnë modelet sportive dhe material pambuk elastik në to, 40 për qind theksojnë reçipetat si pjesën më seksi të veshjeve intime, 5 për qind nuk i pëlqejnë fare ato. “Sepse nuk arrijmë të kuptojnë se sa i madh është realisht gjoksi i një femre”, ankohen burrat.
Thonjtë: 50 për qind e tyre thonë, manikyri i bardhë dhe trasparent ngjan shumë erotik, në thonjtë e një femre. “Thonjtë e lyer janë shenjë që tregojnë se një grua i kushton shumë rëndësi paraqitjes”, mendojnë meshkujt. Manikyri i kuq shkëlqyes është seksi për 23 për qind të meshkujve të pyetur. Thonjtë e lyer të gishtave të këmbës, janë seksi për një në tre meshkuj.
Lëkura e nxirë: 75 për qind e meshkujve mendojnë se s’ka gjë më seksi sesa trupi i një femre të sapokthyer nga deti. Një grua me lëkurë të nxirë duket e magjishme. 25 për qind e tyre preferojnë femrat me lëkurë me ngjyrë të zbehtë, pasi duket më natyrale, më e drejtuar, pra më provokuese.
Bizhuteritë: 65 për qind e burrave pëlqejnë më tepër bizhutë e argjendta në qafën ose duart e një femre. 24 për qind pëlqejnë floririn, kurse 10 për qind e urrejnë atë. 63 për qind preferojnë bizhutë delikate, elegante, mundësisht ar të bardhë. 75 për qind e meshkujve nuk i durojnë dot shumë bizhu tek një femër. “Asgjë nuk më ul më shumë interesin apo dëshirën seksuale tek një femër, sesa kur ajo është e mbuluar dingës me ojna floriri”.
Sytë: 61 për qind e burrave mendojnë se një femër që përdor syze, është shumë joshëse. “Është një vështrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam”, pohojnë disa prej tyre. 16 për qind pëlqejnë sytë që përdorin lente të ngjyrave të ndryshme.
Aroma: Duhet të jetë e lehtë, ja çfarë quajnë vërtet seksi në lidhje me aromën tek një femër, burrat. Parfumi i fortë, në vend të të dashurës që kam para syve, më kujton mamanë”, thotë një tjetër. 30 për qind e tyre parapëlqejnë aromat e bimëve në parfume. 27 për qind pëlqejnë aromat e frutave. 15 për qind aromat e luleve të ëmbla. 25 për qind nuk duan fare parfum. “Më pëlqen aroma natyrale e trupit të një femre, pse duhet ta maskojë më kot atë”, thonë meshkujt.
Grimi: 33 për qind e meshkujve, asgjë nuk u duket më shumë seksi sesa një femër e çliruar nga kompleksi i grimit. “Pa të, ato duken më të freskëta”, mendon njëri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pëlqejnë një grim fare të lehtë. 18 për qind mendojnë se buzët flakë të kuqe janë të mërzitshme dhe jo seksi. Ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se “buzët e kuqe janë klasike, seksi”.
Këpucët: 60 për qind e meshkujve mendojnë se për në mbrëmje, për një natë kur ke dalë të argëtohesh, takat janë vërtet seksi. “Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bëjnë të duken qesharake”, thotë një tjetër. 50 për qind e tyre duan këpucët me taka të ulëta për përdorim të përditshëm. 30 për qind i pëlqejnë femrat me taka të ulëta, sidomos në mbrëmje elegante. “Femrat që s’përdorin taka të larta janë më të prirura drejt qejfit dhe argëtimit”. Pastaj, në rastin e takave shumë të larta, shndërrohet në një kompleks edhe gjatësia e meshkujve.